Kilaj: Fatmir Limaj është politikani më i korruptuar në Kosovë

PUBLIKUAR

Zgjedhjet në Drenas kanë polarizuar skajshëm edhe politikanët e Malishevës.

Zyrtarë të PDK-së në Malishevë, duke ia përsëritur dështimet qeverisjes së Nismës në këtë komunë, kanë kërkuar hapur prej qytetarëve të Drenasit, që siç thonë ata “të mos e bëjnë gabimin që e kanë bërë qytetarët e Malishevës, duke e izoluar veten dhe komunën e tyre”.

Së fundmi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, i cili është kryetar i degës së PDK-së në Malishevë, ka “goditur” edhe kryetarin Ragip Begaj, për të cilin ka thënë se është në gjendje edhe të shtrembërojë për t’i hyrë në hatër shefit të ri Fatmir Limajt.

“Nëse dëshironi që për lider tuajin të keni Fatmir Limajn, ju keni zgjedhur njeriun që identifikohet me krimin në Kosovë! E gjithë Kosova e di që është njeriu më i korruptuar i politikës, njeriu më i kontestuar i luftës, njeriu që ka bërë emër në politikë dhe në luftë përmes propagandës gebelsiane, përmes linçimit e dënimit të shokëve, përmes tradhtisë e shtypjes së zërave të kundërt në luftë e paqe, njeriu që sikurse serbët humbjen e propagandojnë si fitore, ashtu siç bënë për zgjedhjet në Drenas”, ka shkruar ndër të tjera Kilaj, në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net 

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...