Bajrami: Të rrisim kapacitetet tona për projektet shkencore që paraqesin inovacion

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë  pjesë në prezantimin e projekteve të vogla shkencore të financuara nga MAShT, ku  u prezantuan projekte kërkimore shkencore nga fusha të ndryshme.

I pari i MASHT-it  me këtë rast, ka ofruar mbështetjen e tij të plotë në stimulimin e hulumtuesve të rinjë përmes ndarjes së fondeve jo vetëm për projekte të vogla, por edhe ato të mëdha, si një indikator i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe industrial të vendit.

“Si Ministri kemi mundur të mbështesim këto kërkime të vogla shkencore, por duhet të rrisim kapacitetet tona edhe sa i përket kërkimeve të mëdha, kërkime të cilat vërtetë paraqesin inovacion dhe progres në këtë fushë. Këto projekte kanë një impakt të rëndësishëm në fushën e kërkimeve shkencore dhe jam i sigurt se do të mund të gjejnë edhe aplikim në përdorim praktik”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami tha se, duke qenë se po jetojmë në shekullin e sfidave të reja, ku inovacioni dhe kërkimi shkencor janë tregues i zhvillimit ekonomik dhe konkurencës midis shteteve, duhet krijuar mundësitë që kërkuesit dhe hulumtuesit e rinjë të kenë qasje të lehtë në fondet e mëdha evropiane.

Gjithashtu Bajrami, ka folur edhe për mundësitë e aplikimit në fondet e Horizon 2020 dhe fonde të tjera evropiane, përmes projekteve madhore dhe multidiciplinare, të cilat do të qonin drejt një zhvillimi ekonomik dhe industrial të vendit.

Ndërsa, kryetarja e Këshillit të Shkencës, znj. Myzafere Limani, tha se këtë vit janë prezantuar projekte cilësore dhe të aplikueshme, të cilat ndikojnë dukshëm në avancimin e kërkimeve shkencore në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...

Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin...