Manipulim i ri zgjedhor – persona të shëndoshë do të votojnë të shtunën si të ishin të paaftë!?

PUBLIKUAR

Kanë lindur në Maqedoni dyshime për mundësinë e manipulimeve me vërtetimet e lëshuara për personat me probleme gjatë lëvizjes të cilët do të votojnë të shtunën. Sipas detajeve nga hetimi policor, në listën e dorëzuar në KSHZ janë gjetur edhe persona që janë të punësuar, ndërsa do të votojnë ditën e njëjtë me të paaftët.

Burime policore thonë se një pastruese e gjimnazit “Nikola Karev” dhe një i punësuar në kompaninë private “Zhito Luks” kanë siguruar vërtetime mjekësore me diagnozën se kanë vështirësi gjatë lëvizjes. Policia të njëjtit i ka ftuar për bisedë, por ato nuk kanë qenë në shtëpi. Mes tjerash, policia ka vizituar edhe institucionin që ka dhënë vërtetimet.

Pasi i kanë kontrolluar vërtetimet e lëshuara, kanë konstatuar se një mjeke brenda 40 minutash ka firmosur 29 vërtetime. Do të hetohet nëse vula e saj është keqpërdorur ose ajo personalisht i ka lëshuar të njëjtat. Kontrolli gjithashtu ka treguar se ata që kanë marrë vërtetime nuk kanë paguar participim prej 60 denarëve.

MPB-ja konfirmoi se po heton mundësinë e keqpërdorimeve gjatë votimit të personave të sëmurë dhe të atyre me probleme në lëvizje në komunën Gjorçe Petrov dhe në mbarë territorin e vendit.

Në KSHZ ekziston lista me 6600 persona që do të votojnë të shtunën. Krahasuar me ciklet e kaluara, numri i personave të sëmurë dhe me probleme në lëvizje është më i vogël.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...