Tatjana Mihajllova mund t’a drejtojë gjykatën dhe të gjykojë

PUBLIKUAR

Nuk ka pengesa ligjore, që ushtruesja e detyrës kryetare e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajlova njëherësh edhe të gjykojë edhe t’a drejtojë gjykatën, informojnë nga njësia e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe në të kaluarën, sipas tyre ka pasur shembuj kur gjykatës të caktuar kanë ushtruar detyrën e kryetarit, por nuk i kanë ndërprerë obligimet dhe proceset tashmë të filluara. Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, nuk ka gjykuar përderisa ka qenë kryetar.

“As kryetar, as ushtrues detyre kryetar i gjykatës nuk duhet të gjykojë lëndë aktive. Ai vetëm duhet ta ushtrojë detyrën që i është përcaktuar me ligj, e kjo është post përfaqësues dhe në kuadër të gjyqësorit ta përfaqësoj gjyqësorin dhe gjykatën ku punon dhe ta menaxhojë atë”, është shprehur ish gjykatëso Jordan Mitrinovski për Alsat M.

Gjykatësja Tatjana Mihajlova është ushtruese e detyrës kryetare e Gjykatës Penale, pasi që të hënën i përfundoi mandati Vlladimir Pançevskit

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...