Tri sporte ju sigurojnë vite shtesë në jetën tuaj! Ja cilat janë ato…

PUBLIKUAR

Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike na ndihmojnë të jetojmë më gjatë duke i zvogëluar rreziqet e sëmundjeve të ndryshme dhe duke e përmirësuar shëndetin tonë mendor e fizik.

Por, cilat ushtrime mendoni se sjellin më së shumti përfitime shëndetësore? Një studim i ri ka zbuluar se tri sporte janë më të prirat t’ju sigurojnë jetë më të gjatë, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është publikuar në British Journal of Sports Medicine, është përmbledhje e të dhënave nga pyetësorë të shëndetësisë që janë mbledhur nga më shumë se 80,000 njerëz në Angli dhe Skoci mes viteve 1994 dhe 2008.

woman-playing-tennis-jpg-838x0_q80

Hulumtuesit i kanë përdorur ato të dhëna për t’i shikuar shprehitë e ushtrimeve fizike të secilit person dhe pastaj e kanë bërë lidhjen mes atyre ushtrimeve dhe rrezikut të vdekjes.

Lajmi i mirë është se të gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë ushtrime fizike, pavarësisht se çfarë ushtrime, janë më të prirë të kenë rrezik më të vogël të vdekjes së parakohshme. Megjithatë, ekzistojnë tri sporte të veçanta që i shtojnë më së shumti vite jetëgjatësisë së njerëzve: tenisi, noti dhe ushtrimet aerobike.

Sportistët e tenisit kishin pasur 47 për qind më pak mundësi të vdesin, notuesit 28 për qind, ndërsa fansat e ushtrimeve aerobike – të cilat janë definuar si ushtrime të përgjithshme dhe gjimnastikë – kishin pasur 27 për qind më pak mundësi të vdisnin.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...