Kryeministri i Francës, Manuel Valls ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen vitin e ardhshëm, shkruan Express.
Valls ka thënë se ai dëshiron “të jap gjithçka për Francën”.
Këto komente të Valls, vijnë disa ditë pasi presidenti aktual i Francës, Francois Hollade ka njoftuar se nuk do të garojë për një mandat të ri.
Valls do të përballet me kundërkandidatë nga partia e tij socialiste, e cila do të mbajë zgjedhje të brendshme muajin e ardhshëm.
Nëse tregohet i suksesshëm, Valls do të përballet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me Francois Fillon dhe Marie Le Pen, që pritet të mbahet në prill të vitit 2017./Express/


