Sulm me armë në SHBA: 2 të vdekur

PUBLIKUAR

Autoritetet amerikane njoftojnë se dy persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur dje në mbrëmje afër Salt Lake City, në SHBA.

Zyra e Sherifit të Utahs ka njoftuar se dhuna kishte shpërthyer derisa një grua po e thërriste policinë për të raportuar se një person po gjuante me armë në drejtim të makinës së saj, transmeton Express.

Policia më pas kishte shkuar në vend të ngjarjes ku e kishte gjetur gruan e vdekur.

Sulmuesi është ndjekur nga policia dhe pasi që ka refuzuar të ndalej, është qëlluar me armë.

Oficerët e kanë gjetur atë të vdekur në makinën e vet, por ende është e paqartë nëse e ka qëlluar veten apo është qëlluar nga policia./Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...