Qeveria britanike kërkon nga Gjykata Supreme vendim për BREXIT

PUBLIKUAR

Qeveria e kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May do i kërkojë gjykatësve të Gjykatës Supreme më 5 dhjetor që të hedh poshtë vendimin që e detyron qeverinë e saj të kërkojë miratimin e parlamentit për të nisur bisedimet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë ka thënë se qeveria nuk fuqi ekzekutive që si e vetme të nxisë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për të nisur procesin e negociatave për largim nga BE-ja.

Në seancën e apelit, avokatët e qeverisë do të argumentojnë se populli britanik ka dhënë mendimin e vet duke votuat në referendumin e 23 qershorit në favor të daljes nga BE-ja.

Avokatët gjithashtu do të thonë se një votim në parlament nënkupton që deputetët do të pyetën saktësisht për të njëjtën pyetje që vet parlamenti ia ka bërë elektoratit i cili dihet si është përgjigjur në referendum.

Verdikti pritet të dal në muajin janar.

Kryeministrja May ka thënë se edhe nëse duhet mbajtur votim në parlament për këtë punë, kjo nuk do të pengojë planet e saj që të nxisë procesin e largimit nga BE-ja, nga fundi i muajit mars 2017.

Në referendumin e qershorit, 52 % e britanikëve kanë votuar në favor të largimit nga BE-ja. /rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...