Apple konfirmon se po krijon vetura vetëvozitëse

PUBLIKUAR

Apple që njihet më së shumti për laptopë dhe telefona celularë, ka pranuar për herë të parë se është duke punuar në teknologjinë e zhvillimit të veturave vetëvozitëse.

Kompania, për të cilën në dy vitet e fundit është spekuluar se është e interesuar të depërtojë në tregun e automjeteve, e ka konfirmuar iniciativën e fshehtë në një deklaratë drejtuar Rregullatorit Amerikan të Transportit, njofton Telegrafi.

“Kompania po investon shumë në studimin e makinave dhe automatizimin dhe është e entuziazmuar rreth potencialit të sistemeve automatike në shumë fusha duke përfshirë edhe transportin”, thuhet mes tjerash në letrën e drejtorit për integritet të produktit te Apple, Steve Kenner, drejtuar Administratës Kombëtare për Siguri në Komunikacionin Rrugor (NHTSA).

Në letër nuk janë dhënë detaje të projektit, pos që është theksuar se shoqëria do të përfitonte shumë nga veturat e automatizuara – që është përshkruar si një teknologji që do të shpëtojë jetë duke parandaluar miliona aksidente komunikacioni dhe mijëra përfundime fatale çdo vit

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...