Varroset hiri i Fidel Castros në ceremoni private

PUBLIKUAR

Hiri i Fidel Castros është varrosur sot në një ceremoni private në varrezat “Santa Ifigenia” në qytetin lindor, Santiago.

Lajmi është bërë i ditur në ueb-sajtin e radios shtetërore të Kubës “Reloj”, transmeton Express.

Ceremonia e varrimit të ish liderit revolucionar të Kubës, Fidel Castros, pritej të transmetohej drejtpërdrejt në televizion, por zyrtarët kubanë njoftuan pak orë para se të fillonte ceremonia se ajo nuk do të transmetohej, transmeton Express.

Kështu ceremonia e varrimit të tij u bë sot në mënyrë private.

Ndërkohë, ministri francez i Mjedisit, Segolene Royal, ka thënë pas varrimit: “Nuk ka pasur fjalime. [Ceremonia] ishte shumë e thjeshtë.”

Varrimi i hirit të Castros i dha fund mbajtjes së zisë kombëtare nëntë-ditore nëpër Kubë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...