Në këmbët e njeriut ekzistojnë mijëra përfundime nervore. Shtypjet e veçanta në pika të caktuara të cilat gjenden në shputa, do t’ju ndihmojnë, jo vetëm që të relaksoheni, por edhe të stimuloni tërë organizmin për të funksionuar mirë.
Në saje të mrekullisë së masazhit të shputave, mund të ndikoni në organe të ndryshme dhe në sisteme të organizmit, transmeton Telegrafi.
Refleksologjia është terapi e zonave. U bëhet masazh shputave, shuplakave dhe veshëve.
Ndani disa minuta për veten, bëjuni masazh shputave me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Procedura është interesante dhe do t’ju çojë në gjendje lumturie.
Me rastin e masazhit të shputave, lirohet tendosja e shpinës, eliminohen dhembja dhe shtangia.
Masazhin e shputave mund ta bëni edhe vetë, por është po ashtu mirë nëse jua bën edhe dikush tjetër
Rezultatin e masazhit do ta vëreni që nga fillimi. Veç kësaj, masazhi i shputave, jo vetëm që është procedurë jashtëzakonisht e këndshme, por edhe tepër e dobishme për shëndetin tuaj.
Masazhin është mirë ta bëni pak para gjumit, e trupi do t’ju falënderohet. Masazhi zgjat jo më shumë se 10-15 minuta.



