Ka shumë femra të cilat janë të brengosura për shkak të shfaqjes së rrudhave në fytyrë. Te disa femra rrudhat janë më pak të dukshme, por secila femër dëshiron të ketë lëkurë pa të meta.
Ja mënyra se si t’i ndihmoni vetes që t’i zvogëloni rrudhat, transmeton Telegrafi.
Shenjat e para të plakjes kryesisht shfaqen në pjesët e trupit të cilat janë më së shumti të ekspozuara diellit, duke përfshirë fytyrën, qafën, shpinën dhe duart.
Rrudhat ndahen në dy lloje: të mira, me linja sipërfaqësore dhe rrudha më të thella. Nëse rrudhat tuaja janë shkak për brengosje të përhershme apo nëse kërkoni mënyrë se si t’i eliminoni në kohën sa më të shkurtër, lajm i mirë është që mundeni të arrini këtë pa shpenzim parash për botoks apo për preparate të tjera të shtrenjta.



