Dokumentet sekrete të CIA-s për 6 tetorin 1986: Si u shmang konfrontimi, me pasoja për tërë njerëzimin? (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Janë zbuluar detajet e incidentit që ka ndodhur mbi Detin Barents, kur aeroplani luftarak rus ndiqte aeroplanin amerikan të spiunimit.

Ishte 6 tetorit i vitit 1986 kur fluturakja amerikane SR-71 Blackbird ishte nisur në mision spiunimi në afërsi të ujërave territoriale sovjetike, në brigjet e Murmanskit. Por, aeroplani u kap shpejt nga një MiG-31 rus, që ishte teknologjia e fundit në Forcën Ajrore Sovjetike, transmeton Telegrafi.

View image on TwitterView image on Twitter

Ky episod që do të mund të kishte pasoja serioze në marrëdhëniet e dy superfuqive, u përshkrua nga historiani britanik, Paul Crickmore, në librin e tij të ri: “Lockheed Blackbird, Beyond the Secret Missions”.

blacbird4

Siç raporton Dail Mail, aeroplanët amerikanë në atë kohë kishin detyrë të mbikëqyrin flotën e nëndetëseve sovjetike, me raketa balistike rreth bazës Murmansk.

Sipas dokumenteve, Blackbird ka arritur të ‘shkundte’ MiG-un armiqësor, por mezi ia del të nuk vazhdojë fluturimin qetë.

Photo published for Alabama pilot remembers flying the 'faster than a bullet' SR-71 Blackbird

Alabama pilot remembers flying the ‘faster than a bullet’ SR-71 Blackbird

Ed Yeilding of Florence, Ala., was the last pilot of the SR-71 Blackbird jet and still holds the coast-to-coast air speed record

al.com

Piloti amerikan, nënkolonel Ed Yeilding, kështu e përshkroi incidentin: “Në largësi të madhe, para nesh, afro 100 milje, kam vërejtur gjurmët e ndritshme ruse se si shkojnë drejt e te ne. Por, ishin në një lartësi më të vogël. E dija se ishte një aeroplan luftarak sovjetik, ndoshta MiG-31. Kam vënë re se pas nesh ka mbetur një shteg i gjatë, kështu që lehtë kanë mundur të na shohin. Erdha në përfundimin se para meje është një pilot rus, ndoshta i apasionuar pas aviacionit që dëshironte të bënte më të mirën në atë moment. E dija se ka urdhër për të shtënë. Por, e dija se nuk e bën në pozitën që isha, në shtegun tonë. Ne nuk kishim armë që të mbroheshim, pos shpejtësisë së madhe. Vazhduam rrugën e caktuar për të bërë fotot. Ndërkaq, duhej të ishim tepër të kujdesshëm në këtë shteg, që assesi të mos futemi në ujërat sovjetike, sepse na prisnin raketat ruse”!

Kështu, në momentin e fundit është shmangur tensionimi mes dy armiqve më të mëdhenj të Luftës së Ftohtë. Po të ndodhte incidenti me fatalitet, jashtë ujërave të BRSS-së, pasojat do të ishin të mëdha për tërë botën, për çka sot thuhet se u shmang një luftë e re botërore. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...