I mbijetuari i aeroplanit në Kolumbi: Ku janë kolegët e mi? (Video)

PUBLIKUAR

Policia kolumbiane ka publikuar një video, e cila shfaq edhe momentet dramatike të punonjësve të shpëtimit teksa nxirrnin trupat e viktimave dhe personat e mbijetuar nga aksidenti fatkeq në periferi të Medelinit.

Personi i shfaqur në këtë video është tekniku i fluturimit, Erwin Tumiri, një prej 6 të mbijetuarve. Agjenti kolumbian i policisë, Willingtong Rodriguez, një prej të parëve që mbërriti në vendin e fatkeqësisë, përpiqet ta qetësojë, por i aksidentuari shfaqet konfuz.

“Ju dhemb stomaku?”, pyet polici. “Jo, vetëm krahët dhe shpina”, përgjigjet Erwin, transmeton TCH.

Më tej, tekniku bolivian pyet për kolegët e tij: Ku janë Alex, Angel dhe David?

Agjenti përpiqet ta qetësojë, por Tumiri nis të qajë. Ishte ndër të paktët që ka mundur të zbatojë protokollin e emergjencave gjatë fluturimeve, duke i shpëtuar për mrekulli rrëzimit.

Në atë aksident ajror humbën jetën 75 persona, mes të cilëve edhe futbollistë të ekipit brazilian të Chapecoenses.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...