Mjeku kinez dr. Lai Chiu Nan rekomandon metodën plotësisht natyrore të eliminimit të gurëve në tëmblin e fshikëzës, të cilët janë shumë të rrezikshëm, përveç që shkaktojnë dhembje, ata shkaktojnë edhe sëmundjen e verdhëzës, madje edhe kancerin.
Kërkimet kanë treguar që njerëzit të cilët sëmuren nga kanceri kryesisht më parë kanë pasur gurë në tëmbël të fshikëzës, transmeton Telegrafi.
“Kanceri kurrë nuk është sëmundje e parë e cila shfaqet”, thotë dr. Lai, duke theksuar që, zakonisht, ka shumë probleme të tjera të cilat çojnë në kancer. Sipas hulumtimit të tij, zakonisht njerëzit të cilët sëmuren nga kanceri, kanë pasur gurë në tëmbël të fshikëzës.
Njëra ndër simptomat e gurëve në tëmbël të fshikëzës është ndjenja e fuqishme e ngopjes pas ngrënies. Keni ndjenjën sikur nuk mund të tretni ushqimin. Nëse gjërat bëhen serioze, shfaqen edhe dhembje në mëlçi. Nëse mendoni që keni gurë në tëmbël, më së miri do të ishte të aplikoni këtë metodë të vjetër kineze.
Konsiderohet që kjo metodë kineze gjithashtu është e mirë edhe për forcimin e mëlçisë, meqë mëlçia dhe fshikëza e tëmblit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, transmeton Telegrafi.


