Tërhiqet presidenti i Francës

PUBLIKUAR

Një lëvizje surprizë ka ardhur këtë mbrëmje nga Francois Hollande, i cili ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë një mandat të dytë si President i Francës

“Unë kam vendosur të mos rikandidoj mandatin tim”, tha kreu socialist në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv.

Hollande është përballur me popullaritet shumë të ulët dhe është bërë presidenti i parë në historinë moderne franceze që nuk kërkon të rizgjidhet.

Një nga reagimet e para ka ardhur nga ish-Ministri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, i cili tha se presidenti ka marrë një “vendim të guximshëm”.

Fundjavën e kaluar, më shumë se katër milionë votues francezë votuan ish-kryeministrin Francois Fillon për të përfaqësuar republikanët në dy fazat e votimeve në prill dhe maj./tvklan.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...