Ndërsa Donald Trump është duke u përgatitur për Shtëpinë e Bardhë, kurse Theresa May për Brexitin, Bashkimi Evropian gjatë vitit të ardhshëm pritet të ballafaqohet me pasojat e tërmetit politik të këtij viti, pas të cilave Gjermania mund të gjendet në rolin e liderit të vetmuar.
Renacionalizimi i politikës, refuzimi i globalizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, që kanë karakterizuar rendin botëror pas vitit 1945, janë bërë gjithnjë e më popullore, transmeton Telegrafi.
Siç raporton CNN, Bashkimi Evropian është duke u penguar. Kryeministri italian Matteo Renzi sipas gjitha gjasave do të humbasë mbështetjen e referendumit mbi reformën kushtetuese që do të mbahet gjatë vikendit, që sigurisht do të sjellë deri tek dorëheqja e tij dhe rritja e partive anti-evropiane në Itali.
Në Austri, siç po duket, presidenti i ri do të jetë Norbert Hofer nga Partia e ekstremit të djathtë (FPO).
Geert Wilders, nga partia anti-islame dhe anti-evropiane në Holandë që ka bërë thirrje për pranverën patriotike evropiane dhe që ka premtuar se Holanda sërish do “të jetë e madhe”, mund të fitojë zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm.


