Qytetet bregdetare të Libisë janë duke fituar miliona euro çdo vit nga trafikimi i njerëzve, sipas komandantit të task forcës ushtarake të Bashkimit Evropian në Detin Mesdhe, Enrico Credendino.
Ai i ka bërë këto komente në një raport konfidencial, transmeton Express.
Raporti, që u është dërguar dje 28 shteteve anëtare të BE-së, dhe i siguruar nga Associated Press, ilustron se sa qendër e madhe është bërë vala e emigrantëve drejt Evropës në ekonominë në Libinë e shkatërruar nga lufta.
Në raport, Enrico Credendino, paralajmëron se trafikimi i emigrantëve, që origjinën e ka shumë përtej kufijve të Libisë, mbetet një burim i madh i të ardhurave në mesin e vendorëve në qytetet bregdetare të Libisë, të cilat mbledhin të hyra vjetore nga 275 deri në 325 milionë euro.”/Express/


