Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë diskutuar sot nevojën që Bashkimi Evropian ta mbajë premtimin dhënë Ankarasë, sa i përket krizës me emigrantë.
Lajmi është bërë i ditur nga burimet brenda presidencës turke, raporton Reuters, përcjell Express.
Gjatë një bisede telefonike, dy liderët po ashtu diskutuar për një zgjidhje të drejtë dhe afatgjate për krizën e Qipros.
Ndërkohë, Erdogan i ka kërkuar Merkelit që të bëjë një luftë më aktive në parandalimin e aktiviteteve dhe bllokimin e burimeve financiare të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK), dhe përkrahësve të klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentim puçin e korrikut./Express/


