Thaçi kërkon vendosmëri më të madhe nga prokurorët

PUBLIKUAR

Presidenti Hashim Thaçi u ka kërkuar prokurorëve angazhim dhe vendosmëri më të madhe kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit

Njëzetepesë prokurorë të rinj sot kanë dhënë betimin para presidentit Hashim Thaçi. Ky i fundit thotë se luftës për forcimin e shtetit, rritjen e sigurisë iu shtuan edhe këta prokurorë, nga të cilët ka kërkuar vendosmëri më të madhe.

“Kërkova një angazhim dhe vendosmëri më të madhe kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si parakusht i integrimeve euroatlantike të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Njoftimi i tij:

Konsolidimi i sundimit të ligjit është një nga prioritetet kryesore të shtetit tonë. Kjo luftë do të forcojë shtetin përbrenda, do të rrisë sigurinë, do të rikthej besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Kësaj beteje të përbashkët sot iu shtuan edhe 25 prokurorë të rinj, të cilët dhanë betimin, se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës, duke ushtruar këtë funksion me nderë, përgjegjësi dhe paanshmëri.

Kërkova një angazhim dhe vendosmëri më të madhe kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si parakusht i integrimeve euroatlantike të Kosovës. HTH

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...