
Në këtë ceremoni kanën marrë pjesë shumë studentë, profesor, prindër, staf akademik i UBT-së, derisa rektori i UBT-së Edmond Hajrizi u ka shprehur atyre mirëseardhje në një ditë shumë të lumtur e të shënuar për ta.
Hajrizi i ka përkujtuar studentët e rinj se UBT nuk është vetëm diplomë. “Ne jemi më shumë se Diplomë, UBT është prestigji dhe krenaria e Kosovës. UBT është prestigj sepse do të kesh perspektivë dhe do të ndihesh mirë dhe krenar për atë që ke bërë dhe je duke bërë, është sukses që do të thotë të arrish sukseset e tua me meritë, është cilësi që do të thotë të jepësh dhe të marrësh vlera që sot konsiderohen ndërkombëtarisht nga njerëzimi dhe mbi të gjitha UBT është krenaria e Kosovës”.
Rektori i UBT-së tha se ne jemi shumë të nderuar që ju sot jeni pjesë e kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme për ne e posaçërisht është një prej momenteve më të veçanta në jetën e studenteve tanë të ri. “Ne në UBT po punojmë në zhvillimin e një personaliteti, i cili është shumë i përgatitur profesionalisht, është i përkushtuar në punë, ka shkallë të lartë kreativiteti dhe inovacioni, ndërton partneritete me të tjerët, ndihmon veten dhe shoqërinë, puna e tij bazohet në fakte dhe rezultate, ka një aftësi të lartë ndërkulturore dhe interdisiplinare, por ka edhe një komunikim modern të bazuar në vlerat më të larta ndërkombëtare”.
Hajrizi shtoj se studimet në UBT kanë pikërisht këtë qëllim: ofrimin e veglave dhe aftësive të nevojshme individit (studentit tonë), për të marrë vendime racionale dhe që i garantojnë atij suksese dhe rezultate që bazohen në vlerat më të larta evropiane dhe ndërkombëtare.
“Detyra kryesore e jona është që të ju ofrojmë ju të gjitha arritjet e fundit në shkencën e menaxhimit, biznesit, ekonomisë, në ekselencën biznesore, në teknologjinë më moderne, në robotikë, programim, rrjeta, telekomunikacion , në dizajn, drejtësi, arkitekture, etj.
Detyra kryesore jona është që t`i mundësojmë qytetarëve të vendit, në këtë rast juve, të kenë mundësi studime me standarde ndërkombëtare, njëjtë si ata në EU dhe USA.
Kjo është mundësuar falë një planëprogrami modern që UBT e ka krijuar me vite, dhe duke u bazuar në standardet evropiane dhe amerikane të studimeve, por edhe në bazë të nevojave dhe kërkesave që dalin nga tregu i punës”.
I pari i UBT_së dhe të gjitha këto të arritura janë mundësuar edhe falë angazhimit të një stafi akademik, me një eksperiencë të lartë me një reputacion ndërkombëtare si në shkencë ashtu edhe në aspektin profesional. “Shumë profesorë dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendi, përmes një bashkëpunimi ndërkombëtar nga rreth 100 universitete dhe institucione partnere me renome botërore, po sjellin në UBT përvojën dhe dijen e tyre në këto programe ku ju, të nderuar absolventë, keni studiuar. Kjo ka krijuar një ambient unik ndërkombëtar, ndërkulturor dhe interdisiplinar jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë”.
Duke folur për historikun e UBT-së Hajrizi tha se është viti i 13-të i punës së këtij Institucioni dhe është gjenerata e njëmbëdhjetë me radhë prej kur ne kemi filluar punën me student dhe studime dhe UBT vazhdon të ruaj pozitën e një Institucioni lider dhe inovativ në vend sa i përket edukimit, hulumtimit, zhvillimit, trajnimeve, konsultimeve dhe certifikimeve”.
Sipas tij UBT ka sjellë në Kosovë për herë të parë shumë studime për profesione të cilat nuk janë ofruar më parë në Kosovë. Për herë të parë dhe i vetmi që është certifikuar ndërkombëtarisht me standardin ndërkombëtar për cilësi ISO 9001 dhe i vetmi në Ballkan me Excellence sipas EFQM.
Prej fillimit të punës ka aplikuar dhe fituar projekte të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkimit Evropian, siç janë Projekti TEMPUS. UBT përfaqëson Kosovën në Projektin Evropian për Erasmus Mundus, STEM2 dhe SIGMA dhe është i vetmi institucion jo publik në tërë territorin e Ballkanit. Në këtë vit kemi fituar edhe dy projekte të tilla ku shumë mobilitete do të mundësohen me universitet evropiane. UBT përfaqëson Kosovën në shumë organizata profesionale dhe shkencore dhe luan rolin e ambasadorit të vendit: Si psh. Organizatën Botërore për Menaxhimin e Projekteve. UBT përfaqëson Kosovën në Organizatën Evropiane për cilësi, UBT ka anëtarësuar Kosovën dhe e përfaqëson atë në IFAC -Organizatën Botërore për Inxhinieri, UBT përfaqëson Kosovën në Programin Evropian për Ndërmarrësi, UBT Harton Strategjinë për Ballkanin Perëndimor për Hulumtim dhe Inovacion, I ndihmon komunitetit me projekte zhvillimore, I ndihmon institucioneve të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve dhe politikave zhvillimore, UBT përfaqëson Institucionet e Arsimit të Lartë në Këshillin e Statistikave të Kosovës, UBT përfaqëson Institucionet private të Arsimit të lartë në Grupin punues për Integrimin e Kosovës në Procesin e Bolonjës, por edhe në programin Horizon 2020, UBT organizon vazhdimisht në Kosovë konferenca të nivelit Botëror, por edhe merr pjesë aktive në to, UBT ka marrëveshje bashkëpunimi aktiv me mbi 100 Universitete në botë.
Hajrizi tha se UBT është ranguar në vendin e parë nga institucionet ndërkombëtare për vlerësim, riakreditimi i radhës për 5 vitet e ardhshme, etj janë disa nga argumentet, UBT ka laboratoret dhe Infrastrukturë më bashkëkohore, por edhe librarinë më të madhe me libra universitar në Kosovë.
UBT ka kampusin e vetëm shkencor dhe inovativ i vetmi i pranuar ndërkombëtarisht nga Kosova i cili për çdo dite po rritet dhe po zhvillohet me infrastrukturë të re: ndërtesa, laboratore, institute, inkubator, etj.
“Kjo i krijon UBT-së mundësinë të gjeneroje rezultate shumë të mira, të ofrojë programe dhe projekte që nuk kanë qenë më parë të pranishme në Kosovë. Përmes kësaj infrastrukture të re ne po rrisim kapacitetet tona hulumtuese dhe profesionale për të ofruar edhe më shumë cilësi, edhe më shumë shkencë, konsulence, trajnime, certifikime, transfer të teknologjisë, nderrmarresi të reja, produkte të reja, ndërkombëtarizim edhe më të madh”.
Hajrizi tha se prej këtu ne i përgjigjemi sfidës për rritjen e produktivitet vendor përmes një teknologjie të përparuar sepse kemi laboratorët më modern për këtë: Mekatronike dhe robotika më e avancuar është këtu.
“Përmes këtij vendi ne i përgjigjemi sfidës së investimeve të huaja dhe eksportit të dijes në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Laboratorët tanë mundësojnë mbi 1000 studentë në vit të përgatiten për të bërë softere profesionale, për të bërë infrastrukturë moderne dhe sisteme të informacionit modern jo vetëm për Kosovën.
Përmes këtij vendi ne do të përgjigjemi sfidës së ndërmarresisë cilësore. Studentët tanë do të përkrahen përmes sistemit të inkubatorëve të biznesit që të ndërtojmë biznese të qëndrueshme dhe vendpune më shumë. Përmes këtij vendi ne do të përgjigjemi sfidës për një ndërtim më të qëndrueshëm, për një ambient më të pastër, dhe për një shfrytëzim më të mirë të resurseve tona natyrore, por edhe njerëzore. Përmes këtij vendi ne organizojmë ngjarje të rëndësishme shkencore dhe profesionale dhe do të bëjmë edhe më shumë Kosovën dhe këtë vend të shkencës teknologjisë dhe inovacioneve”.
Hajrizi shtoj se këtu është vendi ku lindin për çdo ditë shumë ide dhe inovacione, sepse një hulumtim shkencor profesional, një infrastrukturë moderne dhe një ndërkombëtarizim i tillë siç është në UBT është parakusht dhe model për ngritjen e inovacioneve.
“Ky vend do të ndihmoje pa rezervë bizneset e Kosovës e posaçërisht bizneset për rreth.
Me projekte konkrete hulumtuese dhe zhvillimore po punohet dhe do të punohet edhe më shumë në shumë fusha të ndryshme të jetës në të gjitha nivelit për të ndihmuar zhvillimin, diasporën, prodhimet vendore, Investimet e huaja, qeverisja e mirë, zhvillimi regjional, hartimi i strategjive për zhvillim ekonomik, ngritja e kompetencës profesionale në fusha të ndryshme për komuna, për komunitete, për institucione shtetërore, pjesëmarrja aktive nëpër punëtori dhe borde, përfaqësimi i Kosovës në institucionet shkencore dhe profesionale ndërkombëtare janë disa prej aktiviteteve që UBT aranzhon dhe realizon”.
Pra theksoj Hajrizi, UBT është një vend i gjenerimit të dijeve të reja dhe i zgjedhjes së problemeve që ka shoqëria për zhvillim. “Dhe në të gjitha këto aktivitete dhe potenciale që unë i përmenda përfitues kryesor janë dhe duhet të jeni ju të nderuar studentë. Përmes involvimit tuaj nëpër projekte, praktika profesionale, ushtrime laboratorike, kontakte me kolegët tuaj në vend dhe jashtë vendi, ju do fitoni njohuri dhe kompetencën e duhur për të pasur sukses qoftë për punësim qoftë për karrierë të mëtutjeshme akademike dhe shkencore. Ne kemi krijuar një model shumë mbështetës për ju përgjatë tërë studimeve, ashtu që ju të keni sa më të lehtë studimet dhe suksesin”.
Por kush është në fakt UBT dhe pse e bënë UBT kaq të suksesshme me vite.”UBT jeni ju të nderuar. Ju studentët dhe motivi i juaj për të studiuar dhe arritur suksese përmes cilësisë (Top Education for Top Students). Në vitin e kaluar mbi 75% të regjistruar kanë notën mesatare të shkëlqyeshme. Ju staf i UBT-së me një punë shumë cilësore dhe proaktive për sukses (Top Education with Top Professors). Shumica e tyre kanë studiuar dhe diplomuar jashtë vendit nëpër institucione prestigjioze evropiane dhe amerikane si dhe në UBT. Tani kemi mbi 400 pjesëtar të stafit akademik në UBT i cili punon për këtë sukses”.
Hajrizi tha se me angazhimin e madh të stafit dhe studentëve të UBT-së ne ia keni dalë të thyejmë bllokadën dhe pengesat e shumta, duke u shndërruar në ambasadorë të vendit tonë, për prezantimin e vlerave ekzistuese dhe synimeve të vendit tonë për të përqafuar trendet më bashkëkohore të zhvillimeve në shkencë e teknologji, duke bindur dhe gjithë të tjerët se në Kosovë ka vlera që duhen çmuar e përkrahur dhe duke dëshmuar njëkohësisht se studentët dhe ekspertët kosovarë mund të përfaqësohen denjësisht në të gjitha rrethet kulminante shkencore botërore.
Një shembull i mirë është punësimi
Hajrizi tha se një shembull i mirë është suksesi i jashtëzakonshëm i studentëve tanë që përmes projekteve për mobilitet siç është ai i Erasmus Mundus apo Projekti AEP, për çka duhet falënderuar posaçërisht qeverinë dhe Ambasadën Norvegjeze për ofrimin e këtyre mundësive, dëshmuan aftësitë e tyre, motivimin e tyre dhe suksesin e tyre përgjatë studimeve atje.
“Po ashtu një sukses i theksuar është ai i stafit tonë në studimin e doktoraturës në universitetet prestigjioze në Evropë. Kjo na bënë të ndihemi krenar kudo që jemi e sidomos kur ne takohemi me udhëheqjen e këtyre universiteteve, të cilat fare nuk ngurrojnë të theksojnë se sa të kënaqur janë me studentët e UBT-së dhe me cilësinë e tyre. Suksesi i tyre ka bërë që të konsiderohemi shumë serioz dhe të jemi institucioni i vetëm privat i cili merr pjesë aktive (ftohet) në konsorciume me universitetet më prestigjioze në Evropë dhe Botë”.
Në fund rektori Hajrizi tha se me angazhimin tuaj të bazuar në këto parime ju ndihmoni vetveten në rend të parë, por njëkohësisht i ngritni vlerat dhe cilësinë e jetës në vendin tuaj. “Nëse ju bashkëpunoni me ne suksesi është i pakontestueshëm. Prandaj ju të gjithë sot meritoni një respekt të veçantë dhe një falënderim të posaçëm qe nuk keni zgjedhur një Universit publik apo privat, por keni zgjedhur UBT-në. Edhe ju, edhe prindërit e juaj, rrethi juaj, kolegët e juaj që rastësisht nuk kanë ardhur në UBT me kalimin e kohës do të vëreni ndryshimet në cilësi. Jam shumë i bindur se së bashku do të jemi një shembull për të gjithë i suksesit. Dhe me kohë do të vëreni dallimet në mes UBT, universiteteve publike dhe atyre private. Do të vëreni arsyen pse ne mbajmë slloganin lidership dhe inovation si dhe zgjidh më të mirin që të bëheni më të mirët” ka përfunduar Hajrizi.
Në këtë ceremoni ka folur edhe Ibrahim Krasniqi nga stafi akademik i UBT-së i cili përgëzoj studentët e rinj dhe tha se është një nder që gjeneratat e mira dhe të mrekullueshme po e zgjedhin pikërisht UBT për ta nisur karrierën dhe për të arritur rezultatin kulminant.
Kurse Behlul Beqaj dekan i shkencave politike dhe medieve tha se UBT është një shtëpi ku studenti e ndërton karrierën shkencore e profesionale dhe të ardhmen e ka të sigurt.
Studentja e medias dhe komunikimit Albina Zeneli duke rrëfyer përvojën e saj në UBT tha se aty ka gjetur rehatinë, përkrahjen, kushtet moderne, profesorët e mrekullueshëm. “Nuk keni gabuar për asnjë sekondë që keni zgjedhur UBT sepse ju përmes këtij institucioni kredibil do të bëheni pjesë e shumë ngjarjeve dhe zhvillimeve më të reja në shkencë e medie që ofron kjo shtëpi e dijes dhe suksesit” tha Zeneli./rajonipress/


