Ushtria e Assadit bën avancime të reja në Alepo

PUBLIKUAR

Ushtria siriane tha se ka rimarrë kontrollin edhe të një qarku tjetër nga rebelët në Alepo, por luftëtarët opozitarë i mohuan këto pretendime dhe u zotuan se do të vazhdojnë luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Forcat e Assadit thanë se kanë nën kontroll të plotë qarkun Sheik Saed.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, duke cituar rebelët, tha se ata kontrollojnë një të tretën e kësaj lagjeje, transmeton REL.

Gjatë javës së kaluar, rebelët kanë humbur një të tretën e zonave në lindje të Alepos, të cilat i kanë pasur nën kontroll qysh në vitin 2012.

Rreth 50,000 civilë kanë ikur nga qarqet e rrethuara qysh në fundajvë.

Të mërkurën, Vëzhguesi tha se sulmet ajrore të regjimit dhe të Rusisë janë intensifikuar dhe kanë lënë të vrarë së paku 45 civilë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...