Akademiku boshnjak shokon serbet: Vucic dhe serbët e Bosnjës janë vllehë

PUBLIKUAR

Profesori i historisë dhe anëtari i Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve (Banu), Ibrahim Pasic, tha se në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH) deri në mesin e shekullit të 19-të nuk kishte serbë, dhe se ata që e identifikojnë sot veten si anëtarë të atij populli, në fakt – janë vllehë.

“’Zbulimin epokal’, Pasic e ka botuar kohët e fundit në media të shumta boshnjake, që thanë se ‘shkencëtari’ arriti që të provojë se edhe kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk ka asnjë ide të ‘origjinës vllahe’ të tij”, shkruan Blic.

Origjina burimore etnike e vllahëve ishte romano-vllahe dhe arbanse. Ata ishin pjesë e barabartë e klasës prodhuese në kohën e mbretërisë së Bosnjës. Meqë ortodoksizëm nuk kishte në Bosnjë, deri në ardhjen e osmanëve, të krishterët ortodoksë të sotshëm, alias, serbët e sotshëm, janë ekskluzivisht me origjinë vllahe. Është e qartë se serbët e sotshëm nuk janë njerëz historik të këtij vendi. Kryeministri serb, Aleksandar Vucic është me origjinë të vjetër nga fshati Cipuljici afër Bugojnos. Ky është një fshat vllah i teneqepunuesve të dikurshëm – thotë akademiku Pasic.

Akademiku boshnjak zbulon se “të dyshuar për konvertimin e vllehëve në serbë, në BeH, janë politika serbomadhe dhe Kisha Ortodokse”.

Rezultati përfundimtar i këtij konspiracioni shekullorë, sipas Pasic, është krijimi i Republikës serbe.

Në mënyrë që vllehët e Bosnjës të bëhen serbë, në vitin 1863, në Sarajevë, u themelua shoqëra sekrete për të zhdukur emrin vllah, ndërsa u paraqit emërtimi serb. Kjo shoqëri është themeluar dhe drejtuar nga priftërinjtë serbë, tregtarët dhe mësuesit. Shoqëria vepronte në fshehtësi, për arsye se promovimi publik dhe futja në nomenklaturën etnike të emërtimit serb qartazi do të tregonte në serbizim të motivuar politikisht të boshnjakëve ortodoks dhe pretendime territoriale të Serbisë ndaj BeH.

Riemërimi i boshnjakëve vllehë në serbë u bë nga të tjerët, përkatësisht nga serbianët e motivuar politikisht në kontekst të serbizimit të BeH, pasojë politike e të cilit është krijimi i Republikës moderne serbe – përfundon Pasic./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...