Zhbogar në BDI: I kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore

PUBLIKUAR

Ambasadori Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore. Këtë qëndrim Zhbogar e ka shprehur gjatë vizitës që i bëri selisë së BDI-së në Tetovë, ku u takua me shefit të Shtabit Qëndror Zgjedhor, Bekim Neziri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ambasadori ishte i interesuar që të kemi një fushatë të qetë, një fushatë demokratike, një fushatë ku secili qytetarë në mënyrë fer dhe demokratike, që në mënyrë të ligjshme të shpreh vullnetin e tij personal dhe ne garantuam ashtu siç ka rrjedhë fushata deri më tani, të vazhdojë edhe më tutje me një tempo të tillë të një fushate të qetë evropiane, fushatë e cila tregon qartë se kur BDI është pjesë e zgjedhjeve, ato patjetër që janë të qeta”, u shpreh Bekim Neziri.

Nga BDI-ja bëjnë të ditur se Zhbogar është interesuar edhe mbi gjuhën e fushatës, pra për retorikën nacionaliste që shpeshherë përdoret në fushata./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...