Adoleshenti terrorist i ISIS: Kisha planifikuar të vrisja fëmijët e kopshtit me akullore të helmuar

PUBLIKUAR

Është zbuluar se një terrorist i ISIS kishte planifikuar të vriste fëmijët e një kopshti në Gjermani me akullore të helmuar.

Plani mizor kishte dalë në dritë gjatë dëshmive të dy adoleshentëve të Shtetit Islamik të cilët hodhën në erë tempullin Sikh në qytetin industrial të Essen gjatë festimeve të një dasme.

Mohammed O., 17-vjeç, ishte kryetari i grupit terrorist të sulmeve në prill ku vdiqën 4 persona. Ai kishte planifikuar gjithashtu të helmonte fëmijët e kopshtit dhe më pas të hidhej në erë.

Yusuf T, 17 vjeç, ishte kryetari i një tjetër grupi bombardues.

Adoleshentët e kishin krijuar grupin e tyre vrasës në Whatsapp dhe i kishin ndërtuar bombat duke i parë në internet.

Ata u kapën pasi hodhën bombat dhe plani i tyre u zbulua në një letër që Mohammed i kishte dërguar Yusuf, gjatë kohës që ishte në burg. /tvklan.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...