Shkatërrohet banda shqiptare e drogës dhe prostitucionit në Milano

PUBLIKUAR

Policia italiane e qytetit të Milanos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit operacionin e koduar “”Toka jonë” i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale e përbërë nga shtetas shqiptarë.

Kjo bandë merrej me trafikun drogës e prostitucionit nga Shqipëria në Milano e Hollandë. Policia italiane ka ekzekutuar 14 urdhër arreste me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e shfrytëzimit të prostitucionit, raporton ora news.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të vitit 2015 e në muajin mars të po këtij viti u arrestuan 2 shtetas shqiptarë dhe u sekuestruan 5 kg drogë. Grupi kriminal shqiptar shfrytëzonte për prostitucion shtetase rumune, moldave e shqiptare.

Ndërsa në Hollandë blenin drogë të tipit kokainë që e trafikonin më pas në Itali. Sipas policisë italiane ky grup kriminal kishte degëzime të tij në Shqipëri.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...