Më në fund shkencëtarët kanë zgjidhur misterin i cili po zgjat tashmë një kohë të gjatë. Kanë hulumtuar se çfarë ndodh me çamçakëzin në stomak, kur e përpini.
Atë që e kanë zbuluar do t’ju befasojë shumë, transmeton Telegrafi.
Kur keni qenë të vegjël, me siguri së paku njëherë keni dëgjuar të ju thonë që do t’ju ngjiten zorrët nëse e përpini çamçakëzin. Ekspertët janë marrë me këtë temë dhe kanë treguar se cilat janë shanset që vërtet t’ju ndodhë kështu.
Prindërit kryesisht ua tërheqin vërejtjen fëmijëve se nuk është e shëndetshme të përpinë çamçakëzin, mirëpo ju thonë kështu për t’i frikësuar. Në të vërtet, shpesh u flasin që çamçakëzi do t’u ngjitet për zorrë dhe që do të detyrohen të shkojnë te mjeku, apo që çamçakëzi do t’u mbetet në stomak përgjithmonë.



