Në youtube është publikuar një video në të cilën supozohet se djali i Donald Trump, Barron është me autizëm.
Por, pas publikimit të kësaj videoje, Melania Trump ka kërcënuar se do ta padisë personin që e ka bërë këtë. Djali i cili e postoi këtë video është shprehur se: “TMZ më kontaktoi për të më thënë se Melania Trump do të më padisë në gjyq për shkak të kësaj videoje..por unë nuk e kam publikuar atë si diçka fyese”.
Kjo video u postua nga dikush i cili thotë se u diagnostifikua me autizëm në moshën pesë vjeçare, dhe e publikoi këtë video për t’i ndaluar njerëzit të cilët e përqeshnin Barron për ‘sjelljet e tij të çuditshme’.
Edhe komedianja Rosie O’Donnell ka postuar një video në rrjetin social Twitter, e cila gjithashtu supozon se djali i vogël i Donald Trump është me autizëm, dhe ka deklaruar se e ka bërë këtë për të kthyer vëmendjen e njerëzve te kjo sëmundje./gazetametro/.




