Jacob Zuma i shpëton tentimit të partisë për ta rrëzuar nga posti i presidentit të Afrikës Jugore

PUBLIKUAR

Presidenti i Afrikës Jugore, Jacob Zuma, i ka shpëtuar sot një tentim brenda partisë së vet qeverisësë, ANC, për ta rrëzuar nga posti i presidentit të vendit, zyrtarët e kësaj partie kanë thënë në një konferencë për media.

Gjatë një takimi të Komitetit Nacional Ekzekutiv të kësaj partie (KNE), javën e kaluar, disa anëtarë të partisë dolën me mocion për ta larguar Zuman nga posti i presidentit, pas një serie të skandaleve të dyshuara për korrupsion, transmeton Express.

Zëdhënësi i ANC-së, Zizi Kodwa, i ka kritikuar mediat që kishin raportuar rreth këtij takimi, në të cilin, sipas tij, u mblodhën 80 anëtarët të KNE-së për të diskutuar për fund vit.

Ai e ka përshkruar takimin si të zakonshëm.

Por, Gwede Mantashe, sekretari i përgjithshëm i KNE-së të ANC-së, e konfirmoi se mocioni për rrëzimin e Zumas ka ekzistuar, dhe se ishte debatuar rreth tij hapur dhe kryekëput.

“KNE nuk e ka përkrahur thirrjen për rrëzimin e presidentit Zuma”, ka thënë ai, duke shtuar se asnjë zyrtar nuk e ka votuar mocionin.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...