Anëtari i partisë së Merkel kërkon dorëheqjen e kancelares

PUBLIKUAR

Gjithë të papritura ishte për Angela Merkel konferenca rajonale e kristiandemokratëve. Kancelarja u përball me thirrjen e një mbështetësi të koalicionit dhe njëkohësisht anëtar i CDU për 40 vite, për të hequr dorë nga posti i saj.

“Si gjysh unë mendoj për të ardhmen e vendit tonë, ndoshta më shumë se të tjerët. Për të mos u zgjatur shumë unë ju kërkoj kancelare që të jepni dorëheqjen. Me politikën tuaj për refugjatët na keni ngarkuar me diçka që ne nuk do të mund të kemi zgjidhje, të paktën për disa kohë të mira. Largohuni tani para se dëmi të bëhet më i madh”, u shpreh Ulrich Sauer.

Merkel vijon te gjendet mes dy zjarresh: atyre që e kritikojnë dhe personat që e shohin si shpëtimtaren e tyre. Nuk zgjati shumë dhe Edris, një vogëlush refugjat që ndodhej aty në sallë shprehu mirënjohjen e thellë për punën e kancelares.

“Do te doja t’ju falënderoja shumë zonja Merkel. Unë jam shumë i lumtur që u pranova këtu. Do të doja t’ju shtrëngoja duart”, tha Edris.

Merkel buzëqeshi, u ngrit nga podiumi për ta takuar, ndërsa djali i vogël i emocionuar shpërtheu në lot.

Vitin e kaluar, Merkel u kritikua gjerësisht kur bëri një vajzë të vogël palestineze për të qarë, ndërsa i thoshte që ajo mund të përballej me depërtim pasi fundja kjo është politika. /politiko/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...