Nëse jeni duhanpirës për më shumë se 5 vjet, duhet ta lexoni këtë

PUBLIKUAR

Pirja e duhanit është një nga zakonet më të këqija dhe që ka ndikim në çdo organ të trupit të njeriut.

Duhani është veçanërisht i dëmshëm për mushkëritë dhe është një nga shkaktarët kryesor të kancerit.

Për shkak të duhanit zhvillohen sëmundje të tilla si astma dhe bronkiti. Ekspertët mjekësorë rekomandojnë këtë pije natyrale për të reduktuar efektet negative të duhanit, transmeton Gazeta Express.

Kjo recetë është shumë e dobishme sidomos për ata të cilët janë duhanpirës për më shumë se pesë vite.

Përbërësit:

Pak rrënjë xhenxhefili
2 lugë çaji shafran
400g hudhër, e qëruar dhe e copëtuar
1l ujë  400gr sheqer kafe

Përgatitja: 
Vendoseni ujin në një tenxhere dhe ngroheni atë, shtojeni sheqerin brenda. Pasi të vlojë uji shtoni edhe përbërësit e tjerë. Vlojeni për pesë minuta, dhe largojeni nga zjarri dhe prisni derisa të ftohet në një temperaturë të dhomës. Vendoseni lëngun në një shishe qelqi dhe futeni në frigorifer.

Përdorimi:

Merrni 2 lugë çaji nga kjo pije çdo ditë në mëngjes në stomak bosh dhe dy në mbrëmje pas ushqimit të fundit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...