Gripi i shpezëve gjendet te shpezët e egra në veri të Francës

PUBLIKUAR

Franca njihet si shteti me zhvillimin më të madh të agrikulturës në Bashkimin Evropian, në përgjithësi ka vendosur kontrollim të rreptë dhe ka ndaluar kultivimin e patave dhe të rosave në 17 departamente administrative, për t’i evituar ndonjë rritjeje të madhe të infektimit me virusin H5N8.

Gripi i shpezëve H5N8, i cili goditi disa vende të Evropës, duke prekur mijëra shpezë është gjetur edhe në 20 rosa të egra në veri të Francës, kanë thënë autoritetet e Ministrisë së Agrikulturës.

Autoritetet lokale kanë rritur masat e sigurisë dhe kanë raportuar se virusi nuk u gjet brenda fermave të kësaj zone, transmeton Express.

Gripi i shpezëve në jug-perëndim të Francës – në fillim të këtij viti –  ka shtyrë që të ndalohet kultivimi të shpezëve në këtë regjion dhe ka kufizuar importin nga vendet partnere.

Franca njihet si shteti me zhvillimin më të madh të agrikulturës në Bashkimin Evropian, në përgjithësi ka vendosur kontrollim të rreptë dhe ka ndaluar kultivimin e patave dhe të rosave në 17 departamente administrative, për t’i evituar ndonjë rritjeje të madhe të infektimit me virusin H5N8.

Ky virus deri më tani nuk është gjetur asnjëherë tek njerëzit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...