Sot në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë – Ditës së Flamurit, përveç flamurit të Serbisë, është vendosur edhe flamuri i Republikës së Shqipërisë.
Në ndërtesën e komunës së Preshevës, flamuri shqiptar u vendos pas mesnatës, në mes të dielës dhe të hënës, ndërsa në ndërtesën e komunës së Bujanocit, ku vazhdimisht krahas flamurit të Serbisë është vendosur edhe flamuri i BE-së, flamuri shqiptar u ngrit në mëngjes, nofton agjensia Beta.
Flamuri shqiptar këtë vit në Preshevë dhe në Bujanoc nuk është vendosur me ceremoni dhe tubim të qytetarëve, ashtu siç ishte në vitet e mëparshme, kur në vendosjen e flamurit merrnin pjesë të gjithë zyrtarët shqiptarë të qeverive lokale.
Pritet që flamuri shqiptar të mbetet në ndërtesat e kuvendeve komunale të Bujanocit dhe Preshevës deri në fund të ditës.
Dita e Flamurit festohet në Bujanoc me program kulturor-artistik në Qendrën e Kulturës, ku sot do të mbahet paraqitja përfundimtare e programit “E diela në Nëntor”, që filloi më 21 nëntor, gjatë të cilit çdo ditë janë shfaqur programe folklorike ose teatrore, në të cilat janë paraqitur edhe grupet nga Shqipëria dhe Kosova./GazetaExpress/.


