Amerikani, Scott Weiner, zotëron një koleksion të çuditshëm. Në shtëpinë e tij gjen 750 kuti picash nga e gjithë bota. Pasioni i tij lindi 15 vite më pare. 32 vjeçari nisi të mblidhte kutitë e picave, pas udhëtimeve të shumta që realizonte dhe ku i duhej të porosiste pica, shpesh herë. Ai, vetë, konsumon të paktën 15 copa pice në javë, duke u bërë edhe një njohës i mire i tyre, veçanërisht i llojeve të djathrave. Disa prej kutive janë vërtetë të veçanta, pasi janë autografuar nga personazhë të njohur.



