Florida, mblodhi 1 ton qindarka në 10 vite, për macet e braktisura

PUBLIKUAR

10676132_971889689504133_5442513603233399360_n

Për 10 vite më radhë ai mblodhi qindarkat që gjente në rrugët e qytetit dhe në fund ia dorëzoi një shoqate jofitimprurëse, që kishte në fokus shpëtimin dhe kujdesen e maceve të braktisura. Kjo është historia e një 69-vjeçari nga Florida i Shteteve të Bashkuara.

Rik Snaider (Rick Snyder), zgjohej çdo ditë në 4 të mëngjesit për të mbledhur monedhat në rrugë, tek lokalet, lavazhet, e të tjerë. Ai i fuste qindarkat në kavanoz dhe për 10 vite mbushi 152 të tillë. Gjatë javës i moshuari shëtiste rreth 77 km, për të mbledhur mesatarisht 5.60 dollarë në ditë. Në total ka mbledhur 21.495 dollarë, të cilat peshojnë rreth 1 ton.

Pas 10 vitesh, ai iu drejtua qendrës jofitimprurëse, për ndihmën e maceve, për të dorëzuar të gjitha paratë që kishte grumbulluar. ” Unë i kam dashur gjithmonë kafshët. Jam kujdesur për vite të tëra dhe kështu që mora vendimin të mbledh qindarkat e hedhura nga njerëzit, për të ndihmuar këto kafshë. Është vetëm një qindarkë.
Të gjithë bezdisen tek i shikojnë ato nëpër xhepa, makina dhe në rrugë, ku askush nuk guxon që t’i mbledhë sepse nuk kanë vlerë. Por nëse ato grumbullohen, në fund arrihet të sigurohet një shifër e konsiderueshme” është shprehur Snaider.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...