Policia në Uganda e kanë arrestuar mbretin fisnor në pallatin e tij, Charles Wesley Mumbere, pas përleshjeve të egra mes forcave të sigurisë dhe milicisë separatiste, e cila besohet se ka lidhje me mbretin.
Luftimet e ashpra shpërthyen dje në qytetin perëndimor, Kasese, kur rojat mbretërore që po e mbronin mbretin Charles Wesley Mumbere të mbretërisë Rëenzururu, i sulmuan forcat patrulluese të sigurisë, njofton policia, transmeton Express.
Të paktën 14 oficerë të policisë dhe 41 milicë u vranë në përleshje, njofton zëdhënësi i policisë, Andreë Felix Kaweesi.
“Ndamë kohën tonë për të folur me mbretin për t’i nxjerrë jashtë ata njerëz, por mbreti nuk ishte bashkëpunues. Opsioni i vetëm ishte të futeshim me vrull në pallatin e tij dhe t’i nxjerrë ata njerëz jashtë si dhe mbretin për sigurinë e tij,” ka thënë ai./Express/


