Dorëzohet i akuzuari për vrasjen e Enver Zymberit

PUBLIKUAR

foto

Policia e EULEX-it ka arrestuar Radomir Kasaloviq, i dyshuar për vrasjen policit Enver Zymberi. Arrestimi ka ndodhur pasi që, Kasaloviq është vetë-dorëzuar në një vend afër Zubin Potokut.

Serbi Radomir Kasaloviq, i akuzuar për vrasjen e policit Enver Zymberi në vitin 2011, është dorëzuar sot në mëngjes tek policia e EULEX-it.

Dorëzimi i Kasaloviqit është bërë në një vend afër qytetëses së Zubin Potokut në veri të Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Nga EULEX-i bëhet e ditur që Kasaloviq i është dorëzuar policisë dhe se është burgosur në një bazë logjistike të EULEX-it, pa përdorim të dhunës. Në këtë vend, Kasaloviq do të merret në pyetje nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, transmeton lajm.net

Akuzat kanë të bëjnë me vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi më 26 korrik të vitit 2011, gjatë aksionit policor në veri të vendit.

Lidhur me sulmin në konvojin e Policisë së Kosovës, akuzohen 6 qytetarë të nacionalitetit serb, për të cilët është shpërndarë një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Kasaloviq përballet me akuzën për vrasje të rëndë, tentim të vrasjes, armëmbajtje pa leje dhe pengim të personave zyrtar gjatë detyrës.

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...