Kosova ka borxh të jashtëm, 1.65 miliard euro

PUBLIKUAR

Bizneset

Se futja në borxhe e kosovarëve dhe shtetit të Kosovës, nuk ka të ndalur e vërteton edhe raporti i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK),rreth borxhit të jashtëm. Ky borxh sipas BQK-së i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, shënoi vlerën 1.65 miliard euro. Kjo vlerë krahasuar me tremujorin paraprak shënoi një rritje të lehtë prej 3.3 për qind.

Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm (rreth 23 për qind), gjendja e të cilit në fund të qershorit ishte 381.8 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të qershorit 2014 ishte 318.9 milionë euro.

“Borxhi i sektorit privat në fund të muajit qershor 2014 shënoi vlerën prej 1.26 miliardë euro. Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive, që janë në relacion të investimeve direkte (697.8 milionë euro), pasuar nga sektorët e tjerë të ekonomisë (337.3 milionë euro) dhe huamarrjet e bankave komerciale (229.3 milionë euro)”, ka njoftuar BQK-ja.

Në kuadër të sektorëve tjerë bëjnë pjesë institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare. Në këtë kategori, dominojnë kreditë tregtare të korporatave jofinanciare që importojnë mallrave 155.6 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...