Kurti: Gjykata Kushtetuese po pengon, Presidentja nuk po ndihmon

PUBLIKUAR

kurti-gjykata-kushtetuese-po-pengon-presidentja-nuk-po-ndihmon_hd

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se Republika e Kosovës duhet të jetë Republikë e shumicës.

Mirëpo në këtë, sipas tij, përveç faktit se Gjykata Kushtetuese po pengon, as Presidentja Jahjaga nuk po ndihmon.

“Në vend të këtyre diskutimeve në dyer të mbyllura sipër Parlamentit ne duam debatin demokratik brenda në Kuvend”, ka vlerësuar Kurti, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes janë dy faktorë përcaktues.

“Faktori i parë është takimi i VLAN kurse faktori I dytë debati që do të bëhet në seancën e së enjtes. Në bazë të këtyre dy faktorëve do të merren hapat e mëtutjeshëm”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...