Sekretari i Përgjithshëm në ardhje i OKB-së, Antonio Guterres, është takuar sot me presidentin rus, Vladimir Putin, ku ka thënë se marrëdhëniet e tij të mira me Rusinë do të dëshmojnë se ai do të jetë i shkëlqyer në rolin e ri si shef i OKB-së.
Ata janë takuar sot në Kremlin, në njërën nga vizitat e para të Guterres qëkur u zgjodh shef i OKB-së, transmeton Express.
Putin, i cili së pari e takoi Guterres në vitin 2000, kur ky i fundit ishte kryeministër i Portugalisë, ka thënë se shpreson udhëheqja e Guterres do të ndihmojë në bërjen e rolit të OKB-së më të rëndësishëm në rezolutat për konflikte dhe vendimmarrje globale.
Guterres, i cili do ta marrë detyrën nga Ban Ki-moon më 1 janar, i ka thënë Putinit se është i bindur se bota ka nevojë për shumicë votash në rezultat për konflikte dhe se ai do të jetë në shërbim të komunitetit ndërkombëtar, për shkak se në të kaluarën ka gëzuar marrëdhënie konstruktive me Rusinë./Express/


