Një lagje në Berlin është evakuuar sot pasi është gjetur një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, gjatë punimeve në ndërtimtari.
Bomba ajrore 250-kilogrameshe, e përshkuar nga policia si bombë gjermane me sigurisë ruse, është cilësuar si tepër e pasigurt për t’u lëvizur, prandaj do të shkatërrohet në vend në jugperëndim të Berlinit, transmeton Express.
Një çerdhe, disa shtëpi të pleqve, një pjesë e një spitali dhe shumë shtëpi banimi ndodhen në zyrën e evakuimit.
Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të luftës, bomba të pashpërthyera ende gjenden nëpër Gjermani./Express/


