Aksident zinxhir rrugor në Komoran

PUBLIKUAR

Aksident zinxhir rrugor në Komoran

Para pak çastesh në Komoran përballë “Hib Petrollit”, ka ndodhur një aksident zinxhir rrugor. Ku për pasojë janë aksidentuar disa vetura.

Forca të shumta të policisë kanë dalur në vend të ngjarjes për ta drejtuar komunikacionin dhe për të bërë hetime të mëtutjeshme në lidhje me aksidentin. Po ashtu në vend të ngjarjes ka edhe automjete (merimanga) të cilat kanë shkuar për të bërë barjten e veturave të aksidentuara.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për “zeri.info”, ka konfirmuar se që nga orët e pas ditës e deri më tani kanë ndodhur 9 aksidente në vendin tonë.

“Që nga orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes kanë ndodhur gjithësej 9 aksidente, prej tyre dy kanë qenë me lëndime të lehta dhe 7 me dëme materiale. Policia e Ksoovës apelon tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion, e në vençanti tek ata që shfrytëzojnë autostradën “Ibrahim Rugova”, që të kenë kujdes më të shtuar në rrugë dhe t’ju përshtaten kushteve atmosferike në mënyrë që t’ju shmangen pasojave apo aksidenvete”, ka deklaruar Kelani për “Zeri.info”

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...