Kapet autori i sulmit në Turqi (Foto)

PUBLIKUAR

Policia turke e ka qëlluar dhe më pas e ka kapur autorin e sulmit të sotëm me makinë bombë një ndërtesë qeveritare në jug të Turqisë, duke vrarë dy persona dhe plagosur 33 të tjerë.

Ministri turk për Integrime Evropiane, Omer Celik, ka thënë se policia hapi zjarr ndaj një makine që besohej se po barte të dyshuarin për sulm në qytetin Adana, pasi që shoferi kishte refuzuar të ndalej, transmeton Express.

Ministri njoftoi se sipas raportit të fundit të forcave të sigurisë, i dyshuari është plagosur në konfrontim, por ende ekzistojnë pasiguri rreth gjendjes së tij.

“Ende nuk e dimë saktë nëse ata janë plagosur apo vrarë” ka thënë ai/.Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...