JAHJAGA FTOHET NË BEOGRAD

PUBLIKUAR

atifete-jahjaga_133670_11

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet që me 1 nëntor ta vizitojë Beogradin.
Siç merr vesh Klan Kosova, të parës së shtetit, para disa ditësh i ka ardhur ftesa që të merr pjesë në një takim të organizuar në kryeqendrën serbe, nga Komisioni Evropian, që quhet Komisioni Trelateral.

Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se thirrja është bërë dhe se tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga, të shkoj në Serbi, por sipas Vllahiut, ende nuk ka vendim zyrtar.

Merret vesh se në takim janë të ftuar kryeministri serb Aleksander Vucic, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk dihet nëse në këtë tubim po qe se ndodh, Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur me simbolet e tij, kjo pasi që as Serbia e as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur.

Sipas zëdhënësit Vllahiu, ftesa për vizitën në Beograd është bërë në emër të Presidentes së Republikës se Kosovës/rtk/

SHIKO MË SHUMË

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...