VLAN: Koalicioni PDK-LDK-AAK, i pamundshëm

PUBLIKUAR

largea_foto-kushtrim-ternava-takimi-i-liderve-te-partive61412587397

Zyrtarët e LDK’së dhe AAK’së e shohin të pamundshme idenë e nënkryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, që ngërçi politik të tejkalohet ndërmjet PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka propozuar si ide për dalje nga ngërçi politik një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë, ku do të përfshiheshin PDK-LDK-AAK .

“Receta ime do të ishte që në situatën që jemi duhet të kemi një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë. PDK së bashku me Lidhjen Demokratike dhe Aleancën të shohin mundësinë të nxjerrin vendin nga ngërçi politik ku ka hyrë. Së dyti të kemi një qeveri që duhet të adresojë reformat më kritike për çështjet më të rëndësishme në vend”, ka thënë Hoxhaj.

Por anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë për “Epokën e re” se në këtë fazë tashme kur partitë e bllokut kanë arritur një marrëveshje një koalicion PDK-LDK ose edhe me AAK-në siç ka propozuar Hoxhaj është i pamundshëm të ndodhë.

Edhe anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se blloku tashme ka arritur një marrëveshje me të cilët përjashton PDK-në si partnere. Ajo ka thënë për “Epokën e re” se ngërçi mund të tejkalohet me partitë e bllokut.

“Nevoja për të sjellë një qeverisje ndryshe në Kosovë nuk lë asnjë hapësirë që PDK-ja të jetë brenda sepse atëherë nuk do të ishte ndryshim. Vendi ka nevojë për një reformë substanciale në politika ekonomike, luftim të varfërisë, korrupsionit, klientelizmit si dhe mënyrave të tanishme të qeverisjes duhet t’u vijë fundi. Përndryshe, Kosova nuk mund të vazhdojë tutje, sepse në shumë segmente po prapakthehemi”, është shprehur ajo/botasot/

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...