Fletët e lakrës janë ndihma e parë e vërtetë në shtëpinë tuaj. Rikujtoni përvojat e gjysheve tona dhe përdorni tërë potencialin shërues të kësaj perime.
Përbërës i pazëvendësueshëm i shumë gjellëve, lakra është dëshmuar gjithashtu si mjet shërues.
Edhe gjyshet tona kanë ditur dhe me sukses i kanë përdorur fletët e lakrës si ilaç, transmeton Telegrafi.
Kur mund të përdorni fletët e lakrës:
Lëndime dhe djegie
Në vendin e lënduar vihet fleta e freskët e lakrës, fiksohet me kompresë dhe lihet ashtu gjatë natës. Deri në mëngjes lëndimi dhe dhembja zvogëlohen.
Për dhembjet reumatike
Lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.
Dhembja e kokës
Eliminimin e dhembjes së kokës dhe temperaturës gjithashtu mund ta bëjnë fletët e lakrës. Vendosni në të dy tëmblat nga një fletë dhe mbështilleni kokën me peshqir. Ndihmon, madje, edhe te migrena!

Dhembjet e gjoksit
Gjatë kohës së laktacionit dhe ushqimit të foshnjës me gji, shumica e femrave ndiejnë dhembje dhe ënjtje të sisëve. Mjekësia popullore u ndihmon nënave të foshnjave. Për kompresë shëruese përdoren fletët më të mëdha. Më parë lahen, hiqen pjesët e trasha të fletës dhe fletët pak ndrydhen me dorë. Kjo metodë gjithashtu përdoret edhe te mastitisi dhe dhembjet e gjoksit.


