Vuçiq: Kërcënohem nga snajperisti më i mirë në rajon

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ajo që e frikëson është fakti që po i rrezikohet familja e tij se sa vetë jeta e tij.

“Marr kërcënime, por nuk frikësohem për jetën time. Frikësohem për jetën e familjes time”, ka thënë Vuçiq për revistën kroate “Globus”, përcjell Telegrafi.

“Në fillim më dukej gjithçka qesharake. Por, tani janë gjetur edhe armë. Janë gjetur njerëz të cilët tashmë janë arrestuar për vëzhgimin e banesës së vëllait tim. Ne kemi një dëshmi të gjallë i cili ka konfirmuar se një nga këta njerëz ka thënë: ‘Do të shihni se çfarë do të ndodhë me Vuçiqin’. Dhe bëhet fjalë për njërin nga qitësit më të mirë në rajon”.

Lideri i Partisë Përparimtare Serbe dhe politikani më popullor në Serbi për herë të parë haptazi ka folur në lidhje me kërcënimet serioze për sigurinë e tij, përcjell Telegrafi.

Megjithatë ai nuk ka dashur të jap tjera detaje.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...