Zgjedhja mes kafesë ose çajit mund të ndikojë në pagën dhe popullaritetin në punë.
Punonjësit që pinë kafe janë më shumë gjaknxehtë, u pëlqen të argumentojnë dhe të “jetojnë në teh”, kanë zbuluar studiuesit. Ata gjithashtu kanë më shpesh rritje të rrogës dhe fitojnë më shumë se një adhurues i çajit.
Adhuruesit e çajit nuk janë edhe aq material për ngritje në detyrë, por janë punëtorë të ndershëm dhe të besueshëm.
Hulumtimi është kryer nga kompania Zip HydroTap, e cila prodhon ngrohës të ujit. Ata kanë zbuluar edhe se shefat preferojnë kafenë, derisa adhuruesit e çajit janë “jeta dhe shpirti” i zyrës.
Madje 84 për qind e adhuruesve të çajit janë lojtarë ekipor, në krahasim me 74 për qind të adhuruesve të kafesë.
Adhuruesit e kafesë janë më pak të prirur ndaj stresit se adhuruesit e çajit, por prandaj më shumë vonohen në punë, pavarësisht nga doza e kafeinës.
“Shumica e punëtorëve kanë nevojë për një filxhan çaj apo kafe për ta kaluar ditën, ndërsa shumica e njerëzve menjëherë mund të deklarohen si adhurues çaji apo kafeje. Të gjithë e dimë se disa njerëz kanë nevojë për një dozë të kafeinës për ta filluar ditën, ndërsa për të tjerët është e rëndësishme se si është bërë çaji i tyre”, thekson Nick Taylor, zëdhënës i kompanisë ZIP.
Adhuruesi mesatar i kafesë apo çajit pi 3-4 filxhanë çdo ditë, por adhuruesit e çajit preferojnë më shumë ta kombinojnë pirjen me thashetheme të mira, dhe pajtohen më mirë me kolegët.
Punonjësi mesatar e bën një pije në ditë për kolegët e tij, ndërsa 72 për qind e tyre thonë se kanë nevojë për pijen që t’i mbajë të zgjuar dhe të motivuar.



