Gjermania duhet patjetër t’i rrisë shpenzimet në mbrojtje drejt cakut të dy përqindëshit të GDP-së së NATO-s për shpenzime në mbrojtje, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Por, ajo i ka hedhur poshtë pritjet se Gjermania do ta përmbushë tani këtë synim, transmeton Express.
“Buxheti i mbrojtjes tanë tregon se ne nuk e kemi arritur pikën në të cilën duhet të jemi, nëse flasim për pritjet e partnereve tanë në NATO,” ka thënë Merkel gjatë një fjalimi në Dhomën e Ulët të Bundestagut.
Ajo ka thënë se nuk mund të premtojë se vendi i saj do ta përmbushë synimin në të ardhmen e afërt.
“E di se ende e kemi një rrugë të gjatë për ta kaluar në mënyrë që ta arrijnë synimin e 2 përqindëshin të NATO-s, për shpenzime në mbrojtje, dhe nuk mund të premtoj se do ta arrijmë këtë në të ardhmen e afërt,” ka thënë ajo./Express/


