Erdogan: Vota e Parlamentit Evropian s’ka vlerë

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë sot se votimi i ardhshëm i Parlamentit Evropian për t’i ndërprerë apo jo bisedimet e BE-se me Turqinë për anëtarësimin e kësaj të fundit në bllok, nuk ka vlerë për vendin e tij.

Legjislatorët e Bashkimit Evropian pritet të mbajnë një votë jo detyruese gjatë kësaj jave, për atë nëse bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE duhet të suspendohen apo jo, për shkak të luftës së paparë të qeverisë turke pas puçit të dështuar ushtarak në korrik, transmeton Express.

Vendet e BE-së kanë ngritur shqetësime për luftën e autoriteteve turke pas puçit, e cila ka rezultuar në spastrim masiv të punëtorëve nga qeveria për shkak të dyshimeve për lidhje me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e puçit, në arrestimin e gazetarëve dhe politikanëve pro kurdë, si dhe në mbylljen e qindra mediumeve dhe organizatave të shoqërisë civile.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...